Një fotografi e një krimineli që u gjet nga policia pasi ishte i fshehur nën një batanije është bërë virale në rrjete sociale.
Si një fëmijë që luan fshehurazi, këmbët e 36-vjeçarit nga Anglia ishin të dukshme pasi kishin dalë nga batanija në të cilën fshihej.
Policia e Derbyshire publikoi në rrjete sociale fotografinë e kriminelit që u arrestua.
Ai kërkohej nga policia nën dyshimin për kryerjen e një sërë vjedhjesh në zonën e South Derbyshire.
Fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.