Fermerët detyrohen t’u japin steroide për të përmbushur kërkesën e tregut

Ndryshe

Fermerët detyrohen t’u japin steroide për të përmbushur kërkesën e tregut

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Industria thotë se krijon derra e lopë mutante me dopio-muskuj ‘për të përballuar kërkesën për mish’ .

Kafshë mutante blegtorie po shihen gjithnjë e më shumë në fermat perëndimore, speciet e të cilave po krijohen sipas industrisë, për të mbushur boshllëqet e kërkesës së mishit.

Imazhe shokuese vijnë nga ferma të ndryshme ku shihen kafshë me super-përmasa falë teknikave selektive të lindjeve dhe mutacioneve gjenetike për të krijuar mase trupore dhe muskuj monstruozë, shkruan The Sun.

Një racë belge lopësh e njohur si ‘Belge Blu’ ka nisur të kryejë tashmë rregullisht mutacionin e njohur si “dopjo-muskuj” që i kthen në kafshë të përbindshme.

Lopë te tilla duhet të lindin viçat e tyre gjithmonë me operacion, madje edhe kur lindja është e suksesshme, viçat kanë shpesh defekte si pjesë të stërmëdha të kokës që i bëjnë të vështirë ushqimin me gji.

Megjithatë shumica e audiencës online kur shikojnë fotot e tyre besojnë se thjesht janë injektuar me steroidë.

“Edhe injektimi i steroidëve duket të jetë i jashtëligjshëm te kafshët”, shkruante një komentues ne rrjet.

“E tmerrshme …hipokrite ajo çfarë i bëjnë këtyre krijesave të pafajshme,” shkruante një nga miliona shikuesit në rrjetin YouTube në pamjet e kafshëve muskuloze nga Brukseli.

Megjithse disa pretendojnë se mutacioni i muskujve është natyral, industria e mishit i shumon qëllimisht kafshë të tilla pasi peshojnë më shumë dhe rrjedhimisht shesin më shumë mish.

Kafshët e stërmëdha duket se janë rezultat i kërkimeve në Korenë e Jugut, të cilët kanë arritur këtë masë me anë të modifikimit gjenetik të tyre.

Jin-Soo Kim, biologu molekular në Universitetin e Seul tha se me anë të ndryshimit të geneve mund të krijohet derri i përkryer për therrtore.

Ai thotë: “Kjo bëhet me anë të çiftimit. Por kërkohet dekada punë. Janë dashur vite kryqëzimesh për të arritur te lopët Belge Blu”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat