Aleksandar Padurevic 43 vjeç nga Bosnja Hercegovina, babai i djalit dy vjeçar ka shpjeguar aventurën e tij gazetën gjermane BILD:
''Një stjuardes na shoqëroi te piloti. Ai u përpoq të bindte djalin tim Jakobin të mbante një maskë. Por ai nuk ia doli. Pastaj një burrë me uniformë na shoqëroi jashtë avionit. U trondita, sikur të më kishte goditur me një plumb. Që kur duhet të mbajnë maskë fëmijët dy vjeç?" ,shprehet i habitur babai i dy vjeçarit.
Por Kompania Lufthansa argumentoi se ata duhej t'u bindeshin rregullave të Autoritetit Amerikan për Sigurinë e Transportit (TSA).
Kjo do të thotë që pasagjerët e moshës dy vjeç e lart duhet të mbajnë një maskë gjatë gjithë fluturimit.
Sidoqoftë, një dëshmitar okular i fluturimit, Jan H nga Hamburgu, mbrojti prindërit e fëmijës, duke u shprehur se ata provuan gjithçka që djali i tyre të mbante maskën.
Pasagjer 36-vjeçari ishte ulur në dy radhë pas familjes Padurevic.
"Prindërit u përpoqën për të vënë maskën fëmijës. Por i vogli reagoi dhe filloi të qajë. Sipas mendimit tim, prindërit nuk mund të bënin asgjë më shumë" është shprehur dëshmitari okular.
Më 15 shtator, familjes i duhej të kthehej në Dallas aty ku dhe jeton përmes Frankfurtit.