Një çift indian me banim në një rajon që përjetoi përmbytje të rënda, përdori një automjet të pazakontë për të arritur në lokacionin e dasmës së tyre – një tenxhere të madhe gatimi.
Akash Kunjumon tha se ai dhe gruaja e tij, Aishwarya, ishin martuar ligjërisht më 6 tetor, por ceremonia e tyre martesore ishte planifikuar për datën 18 tetor.
Kunjumon shtoi se ceremonia fillimisht do të mbahej në një tempull në Thalavady, por përmbytjet e fundit shkaktuan që ndërtesa fetare të mbushej me ujë, kështu që ngjarja u zhvendos në një sallë aty pranë me një skenë që i kishte shpëtuar ujit.
“Megjithëse u përpoqëm të organizonim një varkë të vogël për të arritur në vend, asnjë nuk ishte në dispozicion. Njerëzit nga tempulli na rregulluan tenxheren,” tha Kunjumon për The Washington Post.
Çifti u ngjit në një tenxhere të madhe gatimi dhe videoja tregon se ata po shtyhen nëpër ujërat e përmbytjes për të arritur te salla e ngjarjeve.
“Ne udhëtuam në atë tenxhere për të paktën 20 minuta për të arritur në vend,” tha Kunjumon. Ai shtoi se vullnetarët që e shtyen tenxheren duhej të luftonin “me një rrymë të fortë” për t’i çuar ata në dasmën e tyre.
“Babai im notoi për në tempull, ndërsa nëna, gjyshja dhe motrat përdorën një tenxhere tjetër,” deklaroi Kunjumon.