Një video e një merimange gjigante është bërë virale në rrjete sociale dhe njerëzit besojnë se është një “demon”.
Ka këmbë të gjata me gëzof dhe duket se është shumë më e madhe se çdo merimangë normale por nuk është e qartë saktësisht se çfarë lloji është.
Mijëra njerëz e kanë parë videon, të xhiruar në ishullin e Karaibeve të Tobago, dhe mbetën të tmerruar.
Njëri prej përdoruesve nuk ishte i bindu se mund të ishte një merimangë, teksa ka shkruar: “Ja, ky është një demon. Thirrni një prift dhe pastor.”