Halloween erdhi herët për kafshët në kopshtin zoologjik çek me elefantët dhe shimpanzetë që shijonin ëmbëlsirat e kungujve.
Elefantët u panë duke shkelur kunguj dhe më pas duke i ngrënë ato në copa të mëdha, ndërsa grupi i kafshëve të tjera të kopshtit zoologjik kërkonte ushqime të fshehura brenda fenerëve të jack-o’.
Zëdhënësi i kopshtit zoologjik, Michal Stastny tha se disa kafshëve u jepen kunguj për të ngrënë për të ndryshuar dietën e tyre, ndërsa disa specie mishngrënëse e përdorin atë vetëm si argëtim. Kur ka mbetur edhe një ditë nga festimi i 31 tetorit, shumë vizitorë kanë ndihmuar rojet e kopshtit zoologjik të gdhendnin kunguj dhe të dekoronin ambientet e kopshtit zoologjik.
Në intervistën për Routers zëdhënësi i kopshtit tha se ngjarjet e Halloween në kopshtin zoologjik zgjasin për një javë dhe çdo vit tërheqin mijëra vizitorë. Teksa një vizitore tha se me dekorimet e Halloween, kopshti zoologjik dukej më i bukur se gjatë muajve të verës.