Një 27-vjeçar dhe e dashura e tij 33-vjeçare janë dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore në Iran, raporton gazeta "Sargh" , duke cituar vendimin e Gjykatës së Lartë.
Në fillim të këtij viti, gruaja e tradhtuar i paraqiti policisë një video intime ku bashkëshortit dhe e dashura e tij kryenin marrëdhënie seksuale.
Megjithatë më vonë gruaja ia fali tradhtinë bashkëshortit, por ishte babi i gruas së tradhtuar, pra vjehrri ai që kërkoi dënim me vdekje për dhëndrin dhe të dashurën e këtij të fundit.
"Sargh" shkruan se Gjykata Supreme te Iranit ka konfirmuar dënimin "bazuar në video dhe rrëfimet e tyre".
Në Iran, tradhtia bashkëshortore dënohet me vdekje me gurë, sipas nenit 104 të Kodit Penal, i cili megjithatë i jep gjyqtarit të drejtën të zgjedhë varjen në vend të gjuajtjes me gurë.
Sipas "Amnesty International", Irani ka ekzekutuar 246 persona në vitin 2020.