Pavarësisht se e gjithë sipërfaqja e lumit Jamuna në Indi është mbuluar me shkumë toksike, njerëzit kanë vazhduar në zhyten në ujërat e tij që i konsiderojnë të shenjta.
Në mesin e festivalit Chhath Puja, qindra besimtarë Hindu iu drejtuan lumit të veshur me një shtresë të bardhë, pasojë e ndotjes prej mbetjeve të industrive të mëdha. Paralajmërimet se shkuma është e rrezikshme, nuk i ndaluan të devotshmit të hynin në ujë, e disa të kridheshin në të krejtësisht.
Yamuna, 1,376 kilometër i gjatë, është një prej lumenjve më të shenjtë për hindutë, por edhe një prej më të ndotur në botë. Ky lumë furnizon me ujë gjysmën e New Delhit, duke u kthyer kështu në një kërcënim serioz shëndeti për banorët e tij.
Me kalimin e viteve, ndotja është përkeqësuar pasi përveç mbetjeve industriale dhe pesticideve nga fermat e rajoneve fqinjë, në ujërat e Jamunës përfundojnë tani edhe shumica e ujërave të zeza të kryeqytetit.
Në një qytet që ka ajrin më të ndotur në botë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ky nivel ndotjeje i ujit.
Megjithatë, duket se asgjë nuk i ndal besimtarët të kremtojnë atje çdo vit festivalin e kushtuar hyjneshës së dritës, e që kremtohet me një larje të shenjtë.