Një grua nga Kentaki tha se e mori fatin e saj në lotari si “një shenjë”, kur fitoi çmimin prej 200 mijë dollarësh në të njëjtën ditë kur doli në pension.
Gruaja e Qarkut Floyd u tha zyrtarëve të Lotarisë se ajo e bleu biletën gërvishtëse prej 10 dollarësh në të njëjtën ditë kur doli në pension pas 36 vjetësh si infermiere.
Lojtarja shpejt zbuloi se do të fillonte pensionin e saj me një shtesë prej 200 mijë dollarësh.
“Ishte e pabesueshme,” tha ajo. “Unë sapo kisha dalë në pension atë ditë. E pashë këtë si një shenjë se duhej të lija punën”.
Fituesi vizitoi selinë e lotarisë në Louisville dhe mori në shtëpi 142 mijë dollarë pas taksave.
Dyqanit Double Kwik iu dha një bonus prej dymijijë dollarësh për shitjen e biletës fituese.