Një burrë australian ka ngritur një padi për shpifjeje kundër njërit prej kanaleve më të mëdha të lajmeve në Australi pasi e identifikoi gabimisht atë si një rrëmbyes të dyshuar të fëmijëve.
Fjala ishte për rastin e një fëmije të humbur që tronditi kombin, Cleo Smith, 4 vjeçe, e cila u shpëtua nga shtëpia e një të huaji më 3 nëntor.
Policia kishte akuzuar Terence Kelly për rrëmbimin e saj. Por disa orë pas arrestimit të tij, televizioni Seven publikoi gabimisht fotot e Terrance Floëers, një tjetër burri aborigjen.
Avokatët e tij thanë se televizioni kishte dëmtuar ndjeshëm karakterin dhe reputacionin e tij duke e keqinterpretuar atë si të dyshuarin kryesor.
Në nxitimin e saj pasi u gjet vogëlushja Cleo, agjencia e lajmeve kishte marrë katër foto nga llogaria e zotit Floëers në Facebook - ku ai përdorte emrin e vajzërisë së nënës së tij Kelly, marrë këto pa pëlqimin e tij.
Televizioni Seven më pas i publikoi ato në disa transmetime dhe një artikull lajmesh në internet e postimet në mediat sociale e identifikuan zotin Floëers me tituj të tillë si: "Njeriu i akuzuar për rrëmbimin e Cleo Smith".
Publikimi i fotografive nga Seven më 3 nëntor ishin gjithashtu imazhet e para të raportuara në publik të të dyshuarit për këtë çështje të rëndësisë së veçantë.
Televizioni u bë i vetëdijshëm për gabimin e tij në të njëjtën ditë të publikimit, pas së cilës i hoqi menjëherë fotot dhe kërkoi falje në internet dhe në transmetim të nesërmen.
“[Z. Flowers] vetë një baba i ri, nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me rrëmbimin e Cleos dhe fotot e tij në Facebook nuk duhej të ishin përdorur”, tha rrjeti.
Por avokatët e zotit Flowers thanë se publikimi i kishte shkaktuar shqetësim të madh atij dhe familjes së tij.
“Botimet nga Seven Netëork bënë që zoti Floëers të bëhej objekt i urrejtjes në mbarë vendin dhe botën dhe rezultoi në shtrimin e tij në spital me një sulm të rëndë paniku”, thanë avokatët e tij.
“Ky është një shqetësim i madh për zotin Floëers dhe familjen e tij që një kompani e madhe mediatike vazhdonte me një histori të këtyre përmasave pa qenë absolutisht e sigurt për saktësinë e saj. Efekti i këtij gabimi thelbësor ka qenë shkatërrues."