Dy turistëve amerikanë u kushtoi 800 euro një birrë në Romë, pas gjobës së majme që morën për shkelje të rregullave të hyrjes te Koloseu.
Çifti i turistëve, rreth të 20-ave, hynë në Kolese në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shijuar nga një birrë.
Ata u panë të ulur në brezin e dytë të amfiteatrit antik rreth orës 05:30 minuta.
Hyrja në këtë orar është e ndaluar dhe ndonëse panorama e ofruar dhe pija në qetësinë e orëve të para të mëngjesit që ofron Roma mund t’u ketë shijuar turistëve amerikanë, aventura e tyre u mbyll me një kosto të majme.