Një vajzë me vetëm pesë ditë jetë, është shpëtuar kur e nxorën nga kanalizimi në qytetin indian Mumbai, e cila po e rimerr vetën në një spital të qytetit.
Mjekët e spitalit kanë thënë për BBC, se foshnja është mirë dhe se po e përcjellin me vëmendje gjendjen shëndetësore.
Në anën tjetër, policia ka njoftuar se banorët e gjetën foshnjën pasi disa mace ishin mbledhur në skaj të rrugës, ku ishte braktisur foshnja dhe po vinte një britmë nga kanalizimi.
Policia nuk ka spekuluar lidhur me motivet e mundshme, por gjykuar nga rastet e ngjashme të mëparshme, ato braktisën pasi prindërit janë në kërkim të djemve.
Pantnagar P.stn received a call from a good samaritan that a baby, wrapped in cloth, was dumped in a drain. He was alerted when the neighbourhood cats created a ruckus. the baby was rushed to Rajawadi by the Nirbhaya Squad of Pantnagar P.Stn & is now safe & recovering. pic.twitter.com/nEGSDCD6wz
— Mumbai Police (@MumbaiPolice) November 15, 2021