Një egjiptian gëlltiti celularin dhe nuk kërkoi ndihmë mjekësore për gjashtë muaj, sepse mendonte se do të dilte vetë.
Atij i erdhi turp ta bënte këtë, shkruajnë mediat e huaja.
Ai kërkoi ndihmë pasi celulari i ishte bërë barrë në stomak, duke bllokuar kalimin e ushqimit. Përveç kësaj, ai kishte dhimbje të mëdha. Ai mund të kishte pasur lëndime potencialisht kërcënuese për jetën dhe një infeksion të zorrëve dhe barkut. Mjekët e operuan me urgjencë në Spitalin Universitar në qytetin Aswan në Egjipt.
Nuk dihet pse e ka gëlltitur celularin.
Mohamed El-Dahshoury, kryetar i bordit të drejtorëve të Spitalit Universitar Aswan, tha se ishte hera e parë që ata kishin parë një rast të tillë në të cilin një pacient gëlltiti një celular të tërë.
Një rast i ngjashëm ndodhi në Kosovë
Një muaj më parë, një shtetas i Kosovës 33-vjeçar gëlltiti një telefon Nokia 3310. .
Sipas Shoqatës Britanike të Gastroenterologjisë, shumica e trupave të huaj gëlltiten spontanisht dhe 10 deri në 20 për qind të rasteve duhet të hiqen me kolonoskopi, ndërsa vetëm 1 për qind kanë nevojë për kirurgji.
Më së shumti gëlltiten monedha, kopsa, sende plastike, bateri, por edhe kocka.