Gruaja e cila u martua me veten thotë se do të divorcohet pasi është dashuruar në dikë

Ndryshe

Gruaja e cila u martua me veten thotë se do të divorcohet pasi është dashuruar në dikë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:27
Cris Galera

Një grua nga Brazili e cila fitoi vëmendje duke u martuar me veten këtë vit, tani po shkon drejt divorcit pasi ka rrëfyer se ka takuar dikë tjetër.

Sipas medieve të huaja, Cris Galera u lodh duke u mbështetur tek burrat, kështu që vendosi të martohej me veten në një ceremoni zyrtare që u mbajt në muajin shtator.

Modelja 33-vjeçare këmbënguli se nuk ishte e “zhgënjyer” dhe përkundrazi po e përkrahte idenë, por vetëm pas 90 ditëve ajo vendosi të divorcohej.

Cris e cila vjen nga Sao Paulo, thotë se ajo ka dikuar “dikë të veçantë” dhe madje ka filluar të bie në dashuri, pavarësisht se u zotua se do të qëndronte vetëm.

“Isha e lumtur derisa zgjati”, ka potencuar ajo. “Fillova të besoj në dashuri në momentin që takova dikë të veçantë”.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat