Për 50 vjet, Don Gorske i ka ngrënë nga dy hamburgerë në ditë.
Ky rekord e ka futur atë në Librin Guiness, derisa shprehet i lumtur dhe thotë se hamburgeri është ushqimi i preferuar për të.
“I kam ngrënë 32.340 Big Macs (hamburgerë të mëdhenj) në jetën time deri tani. Po i bëjë 50 vjet duke i ngrënë ata çdo ditë. Big Mac të kompanisë McDonald's. Është hamburgeri më i mirë në botë. Shprehia ime aktualisht është t'i ha nga dy çdo ditë”, ka deklaruar Gorske nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Obsesioni ndaj hamburgerit thotë se lindi në vitin 1972, nga dashuria për ushqimin.