Një peshkatar rus ka gjetur një peshk që duket si një ‘cheeseburger’
Sipas medieve të huaja, Roman Fedortsov, 39-vjeçar, i kalon ditët duke punuar në barkat tregtare të peshkimit dhe has në të gjitha llojet e jetës detare.
Ai filloi të dokumentonte disa nga gjetjet e tij më të pazakonta dhe t’i postonte në Instagram.
Ky zbulim i fundit është quajtur “cheeseburger me dhëmbë” nga ndjekësit e Fedortsov. Dhe ka mbledhur rreth 12,000 pëlqime.
Krahas peshkut me cheeseburger, ai ka postuar edhe një foto të një specie në det të thellë që duket si një personazh vizatimor.