Se diçka nuk është në rregull me persona të caktuar e dëshmon më së miri fakti se për pesë minuta famë në rrjete sociale, nuk zgjedhin mjete për ta arritur këtë.
Rasti më i ri tashmë ka irrituar miliona njerëz në mbarë botën, e thuhet se një vajzë disa ditë më parë kishte shëtitur nëpër një market, duke hapur qesen me patate të skuqura, që i kafshoi dhe më pas i pështyu duke i kthyer në qese dhe vendosur në dollap.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo nuk u ndal me kaq – vazhdoi të konsumon pijet joalkoolike të cilat më pas i ktheu nëpër rafte.
Ndërkohë është zbuluar se ku është kjo vajzë, e në Twitter përdoruesit kanë shkruar se ajo është frizere dhe se shëtitjen nëpër market e ka cilësuar si “shaka”, dhe se të gjitha produktet e përdorura në fund i ka blerë.
E nëse vërtetë këtë e ka bërë nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, por ndërkohë ajo ka mbyllur të gjitha profilet në rrjetet sociale.