Peshkopi i qytetit Noto në Siçili i "befasoi" nxënësit e një shkolle duke iu thënë se babadimri apo plaku i festave të fundvitit nuk ekziston. Për këtë, e indinjuar ka reaguar Dioqeza e Siçilisë, duke u kërkuar falje fëmijëve dhe prindërve të tyre për "lëndim të ndjenjave".
“Ne sigurisht që nuk duhet t'ua shkatërrojmë imagjinatën fëmijëve, por duhet të nxjerrim shembuj të mirë. Pra, babadimri është imazh për të përcjellë rëndësinë e dhënies, bujarisë e ndarjes më të tjerët", thuhet në reagim.
Peshkopi Antonio Stagliano bëhet e ditur se u ka thënë fëmijëve që babadimri nuk ekziston dhe se kostumi i tij i kuq "është e zgjedhur nga kompania Coca Cola ekskluzivisht për qëllime reklamimi".
Më pas, Stagliano ka deklaruar se nuk ka thënë një gjë të tillë, por që synim ka qenë që fëmijëve t'u bëhet dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.
Vite më parë, një mësuese në New Jersey ishte pushuar nga puna pasi u kishte thënë nxënësve të njëjtën gjë.