Drejtoresha e shtëpisë së të moshuarve në Nju Xhersi ka mbetur e shokuar pasi pretendon se zbuloi ‘figurën e kryqëzuar të Krishtit’ brenda mandarinës së saj.
Gene Guglielmi, 57 vjeç, u habit pasi ndau dy gjysmat e mandarinës së saj të paqëruar, për të dalluar atë që ajo e konsideronte si sozia e Jezu Krishtit.
Padyshim që shumë njerëz dyshues thjesht shohin një grimcë të trashë me forma të paqarta krahësh dhe këmbësh. Megjithatë, Gene ka mbetur e tronditur nga ngjashmëritë e çuditshme të fijeve të mandarinës me birin e Perëndisë, raporton LB.
“Ne kemi besuar se Jezusi do të kthehet dhe ai ishte fshehur në një mandarinë gjatë gjithë kohës. E dallova figurën sapo ndava dy gjysmat e mandarinës. Jo të gjithë janë të bindur se kjo është një lloj shenje e një ardhjeje të dytë, gjithsesi.”-shkroi ajo në rrjetet sociale.