Zyrtarët e kafshëve të egra në India deklaruan se një burrë kishte hasur në disa kotele leopardësh, duke pretenduar se ato janë mace.
Kiran Giri në Bajrikheda të Indisë, i mori kotelet dhe i futi në shtëpinë e tij.
Ai mendoi se janë mace, derisa e zbuloi se janë leopardë pas disa ditësh, kur të vegjlit kishin filluar të këndelleshin nga të ftohtit, e të rënkonin "çuditshëm".
Fermeri njoftoi policinë lokale dhe më pas leopardët u morën nga Drejtoria e Pyjeve.