Një kroat ka fituar jackpotin në Loto 6.
Në shortin e lojës Loto 6 në Kroaci, një person fitoi jackpotin e javës prej 66 mijë e 469 euro.
Bileta fituese u luajt në pikën e shitjes të Lotarisë Kroate, Put Brodarice në Split.
Fituesi shpenzoi 1.20 euro duke luajtur dy kombinime, dhe kishte fatin që të fitonte shumën e madhe.
Ai arriti të qëllonte saktë të gjashtë numrat për të fituar 66 mijë e 469 euro.
Për raundin tjetër në këtë lotari jackpoti do të jetë 252 mijë euro.