Ky shtet është i pari në botë për konsumimin e alkoolit

Ndryshe

Ky shtet është i pari në botë për konsumimin e alkoolit

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Australianët janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë.

Këtë e ka treguar një studim i fundit, ku ata pinin më shumë se dy herë në muaj (rreth 27 herë në vit) dhe mesatarja globale ishte rreth 14 herë.

Danimarka dhe Finlanda renditen në vendin e dytë dhe të tretë, me të anketuarit që pohojnë se janë dehur pothuajse dy herë në muaj.

Shefja ekzekutive e Fondacionit për Kërkimin dhe Edukimin e Alkoolit, Caterina Giorgi, tha se statistikat ishin “shqetësuese”.

“Australia kryeson botën si në numrin e rasteve kur njerëzit raportojnë se janë dehur ashtu edhe në kërkimin e trajtimit mjekësor urgjent për alkoolin. Të dy këta tregues sugjerojnë që njerëzit po pinë në nivele mjaft të rrezikshme”, tha ajo për The Guardian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat