Një anglez ka befasuar me gjestin e tij.
Një baba i pakënaqur me djalin e tij, i ka ofruar 3 mijë funte një hipnotizuesi që mund ta bëjë djalin e tij të ndërrojë ekipin e preferuar.
Djali i tij është fans i Tottenhamit kurse babai dëshiron që ai të jetë fans i Arsenalit.
Babai e pranoi se gruaja e tij nuk është në dijeni për këtë gjest që ai po bën.
Deri më tani ai nuk ka pasur përgjigjie nga hipnotizuesit në Londër përkundër 3 mijë funtave që i ofroi.
Ai tha se “kishte pak bonus në punë” për të financuar trajtimin e djalit të tij dhe pranon se “kjo ndoshta duket e tepërt”, por situata nuk është në rregull.
Megjithatë, babai tha se do të vazhdonte ta donte birin e tij, pavarësisht nëse ai ndërron ekipin e preferuar apo jo.