Nga mallkimet e deri te jeta e përtejme: 6 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Ndryshe

Nga mallkimet e deri te jeta e përtejme: 6 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Në shoqëri gjenden mite të ndryshme, që janë larg njëra-tjetrës, ku ngjashmëritë në narrativa janë aq të dukshme, sa që sugjerojnë një bazë të përbashkët historike.

Më poshtë ju sjellim gjashtë mite nga koha e tek jeta e përtejme:

1. Zotat e vdekshëm

Shembuj të Zotave që vdesin dhe pastaj rikthehen në jetë, gjenden më shpesh nga fetë e Lindjes së Mesme, dhe praktikat e frymëzuara prej tyre përfshijnë mitet biblike dhe greko-romake, dhe më pas edhe Krishterimin. Zotat që vdesin në Lindjen e Mesme, zakonisht ringjallen ose restaurohen nga gratë ose motrat e tyre. Është hipotezuar se feja mbush një boshllëk, dhe që

Ne njerëzit e krijuam atë për të na ndihmuar të ndjehemi më të sigurt në një botë, e cila në dukje na ofron më shumë pyetje sesa përgjigje.

2. Mitet e Përmbytjes

Tregimet në lidhje me mitin e një përmbytjeje globale, gjenden në të gjithë botën. Ato pajtohen në një pikë: që e gjithë bota dikur është përmbytur, dhe se ata pak njerëz që mbijetuan ndërtuan mjete lundruese, pasi ishin paralajmëruar nga Zoti (ose Zotat). Tregimi më i njohur është tregimi biblik i Noeut. Nga Deukalioni dhe Pirrha në mitologjinë Greke, tek Pralaja në Hinduizëm dhe Belgermir në Mitologjinë Veriore, sot besohet gjerësisht se Përmbytja Globale nuk ishte një mit, por një ngjarje e vërtetë historike.

3. Mitet e krijimit të botës

Ka 3 pyetje themelore mbi mënyrën se si u krijuan Toka, kozmosi dhe e gjithë jeta. Si erdhi diçka nga asgjëja? Si u krijua, dhe si u ndërtua rendi natyror i të gjitha mineraleve, bimëve, kafshëve dhe mbretërive njerëzore? Teoritë variojnë nga “Big Bang” i kohëve moderne, deri tek qasjet më të vjetra dhe madje të lashta.

Në shumicën e miteve, favorizohen elementët, duke pretenduar se ajri, era, zjarri dhe nganjëherë edhe dridhjet, shkaktuan ekzistencën e të gjitha gjërave që shohim sot. Një temë tjetër shumë e zakonshme, është legjenda e krijimit të “Pemës Botërore”, që mund të gjendet nga Afrika në Tonga. Mitet e tjera nënkuptojnë se nuk ka një fillim dhe asnjë fund, dhe se gjithçka është në ekuilibër, ashtu siç duhet të jetë.

4. Jeta e përtejme
Në çdo cep të botës, bësohet se shpirti se i mbijeton vdekjes. Ky besim shkon që në fillim të viteve 80.000 Para Krishtit, kur varret e zbuluara të Neandertalëve, sugjeronin që edhe ata përgatiteshin për jetën e përtejme. Nga besimet e krishtera të Parajsës dhe Ferrit, tek Libri Tibetan i të Vdekurve, që këshillon të vdekurit se si të shmangin rilindjen, ky besim mbetet pavarësisht mungesës së provave.

Përveç pikëpamjeve fetare, ekzistojnë edhe shumë teori interesante se çfarë ndodh me shpirtin kur vdes një person. Edmund d’Albe, ishte një nga studiuesit e parë që prezantoi një hipotezë të jetës pas vdekjes, duke pretenduar se shpirti i një personi largohet nga trupi pas vdekjes, dhe jeton pranë rrezeve ultravjollcë të Diellit, në një sferë tjetër të atmosferës së Tokës.

5. Mallkimet

Ajo që dimë nga mitet dhe legjendat, është se mallkimet hidhen mbi njerëzimin nga Zotat ose priftërinjtë dhe magjistarët, apo nga një person i lig mbi një tjetër. Në çdo rast synohet dëmtimi ose vdekja. Mallkimi më i famshëm gjendet në Bibël, ku gjarpri mallkohet nga Zoti për tundimin e Evës, i ndjekur nga mallkimi mbi Adamin dhe Evën, dhe çuar në doktrinën e rënies së njeriut. Por në shumicën e besimeve në Lindje, mallkimi përfaqëson paaftësinë tonë për të parë përmes iluzionit. Sot thuhet se një mallkim funksionon, vetëm nëse viktima beson në të.

6. Astrologjia

Qielli i natës, është një portret i “pikturuar” nga mitet. Ne të gjithë njohim “shenjat tona” yjore, që përbëhen nga 12 yje të zodiakut. Por pakkush e di se 12 simbolet, janë vetëm një pjesë e 88 konstelacioneve të identifikuara. Të dhënat më të vjetra të astronomisë/astrologjisë (në ato kohë ishte e njëjta gjë), që kanë mbijetuar janë ato të Kaldeasve, të cilët vëzhgonin natën qiellin, duke kërkuar për shenjat dhe të dhëna për fatin e tyre, më shumë se 2.000 vjet para romakëve. Moderniteti nuk i kanë dhënë fund identifikimit mitik me trupat qiellorë, dhe kjo gjë ndoshta nuk do të ndodhë kurrë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat