Me vezë mielli dhe fishekzjarrë, u nis beteja mes palëve në festivalin vjetor spanjoll “Els Enfarinat” në Ibi të Alicante.
Gjithë përleshja me këto mjete e ka kuptimin e një grusht-shteti, ku pjesëmarrësit luftojnë për marrjen e pushtetit, deri në të përfunduar të diellit.
Rikthimi i kësaj tradite 200-vjeçare emocionoi të gjithë që munguan këtu vitin e kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ata thanë se po e shijojnë në maksimum ngjarjen.
Lufta epike me ushqim është pjesë e kremtimeve për ta shënuar Ditën e Pafajësisë, një festë kjo e krishterë, e cila kujton historinë biblike të mbretit Herod.