Dhjetëra mijëra njerëz janë zgjuar në mëngjesin e Krishtlindjeve të befasuar ndoshta edhe më shumë se dishepujt e Krishtit kur kishin parë ringjalljen e tyre.
Banka Santander gabimisht i kishte depozituar 130 milionë funte në 75 mijë llogari bankare më 25 dhjetor.
Stafi i bankës tash po ngutet që t’i kthejë paratë edhe pse shumë prej tyre tashmë ishin depozituar në llogari të bankave rivale.
Gabimi ndodhur kur pagesat nga 2 mijë llogari biznesore ishin bërë dy herë, raporton BBC.
Mesatarisht, secili prej qytetarëve i ka marrë nga 1733 euro e 33 centë në ditën e Krishtlindjeve.