I dashur babagjysh, a do martohemi bashkë?

Ndryshe

I dashur babagjysh, a do martohemi bashkë?

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Dua të jem si babagjyshi, ai punon vetëm një ditë në vit. Ka një tokë të madhe në Polin e veriut, dhe as që e vret mendjen ta hipotekojë. A ka shumë elfë që i bëjnë punët falas, pa u paguar e që nuk ankohen. Ata nuk bëjnë as greva dhe as tubime.

Mund të flasë me një tufë me kafshë e t’i binden. Ndërsa mua as fëmijët e mi nuk më dëgjojnë e jo më kafshët. Është gjithë kohës i lumtur sepse e duan të gjithë fëmijët e botës. Nuk e kanë parë asnjëherë por përsëri rrijnë urtë kur ia përmend emrin. I besojnë atij verbërisht e ndërsa fëmijët e mi më shohin gjithë ditën, e përsëri nuk më besojnë. Babagjyshi nuk paguan taksa, e as gjoba kur parkon vend e pavend slitën e tij.

Madje për të nuk ankohet njeri, kur i ul slitën mbi çati e i futet në shtëpi në mes të natës. Po ta kisha bërë unë këtë gjë, sot do shkruaja nga Guantanamo, burgu i famshëm, pasi të kisha kaluar 6 mijë pyetje nga GESTAPO. Ai punon një natë në vit dhe është i famshëm.

Unë kam një jetë që bëj punë të ndryshme dhe as sigurimet shoqërore nuk më njohin. Ai nuk sëmuret asnjëherë, kurse unë jam alergjike gjithë vitin. Babagjyshi vesh gjithnjë të njëjtat rroba dhe është kaq në modë, ndërsa unë i le kursimet e jetës në qëndra tregëtare dhe prap nuk kam çfarë të vesh. Ai është i shëndoshë e mbi peshë por përsëri duan t’i ngjajne atij, ndërsa unë duhet të ha fara për të ruajtur linjat. Kjo është e padrejtë!
I dashur babagjysh, a do martohemi bashkë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat