Një grua e moshuar me banim në Groseto të Italisë humbi ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (Gërvisht dhe fito).
Pas fitimit të 5 milionë eurove, mësohet se gruas i ka rënë të fikët nga gëzimi në dyqanin ku e kishte blerë biletën fituese.
Mediat italiane theksojnë se pensionistja e mori veten pas disa minutash dhe u largua shumë e lumtur.
“Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për Ansa-n pronari i kompanisë.
Ndërsa shitësi i biletës u shpreh: “E përgëzuam pasi i dhamë ndihmën e parë. Atë biletë ia kam shitur me dorën time. Ishte një emocion i fortë edhe për mua”.