Jessica Cox ka mësuar ta pilotojë aeroplanin vetëm me këmbët e saj.
Ajo ka befasuar të gjithë duke arritur të bëhet pilote e avionit përkundër faktit që ka lindur pa krahë.
Jessica ka lindur pa krahë, dhe ende nuk dihet se pse ajo nuk ka arritur t’i zhvillojë krahët e saj sa ka qenë duke u zhvilluar në mitër.
“Atë që pilotët e bëjnë me duar unë e bëj me këmbë”, ka thënë ajo.
Ajo thotë të ketë qenë e frikësuar nga fluturimet me aeroplanë, mirëpo njëherë kishte fluturuar në një aeroplan të vogël dhe gjërat kishin ndryshuar për të. Piloti i kishte hequr duart nga kontrolli i aeroplanit dhe e kishte lënë Jessica-n që ta fluturonte atë.
Më 2005 ajo kishte filluar të trajnohej për pilote, edhe i është dashur ta gjejë një instruktor fluturimi si dhe një aeroplan të përshtatshëm.
Më 2008 ajo ishte certifikuar që ta fluturonte një aeroplan sportiv Ercoupe.