Shoji Morimoto nga Japonia fiton shumë para pa asnjë ditë shërbim.
Ideja origjinale e ndihmoi të jetonte rehat dhe të investonte një minimum përpjekjeje.
Ky 37-vjeçar fiton shuma të mëdha duke mos punuar asgjë.
Ai ka punuar dy vitet e fundit si një person që “ha, pi dhe jep përgjigje të thjeshta, por asgjë më shumë se kaq”.
Tingëllon si diçka që askush nuk e beson, por në praktikë ai ka punë për të bërë.
Ai aktualisht dëshiron të punësojë mbi 3000 njerëz dhe nëse po pyesni veten pse, motivet e klientëve janë të ndryshëm.
Për shembull, ai futet në ekipet e lojtarëve në lojëra online kur u mungon një lojtar, bën shoqëri me njerëzit që bëjnë kërkesë për divorc ose përshëndet ata që janë zhvendosur në një shtëpi të re.
– I ndjek klientët e mi ku të duan. Unë u përgjigjem pyetjeve të tyre, i dëgjoj, tund kokën kur është e nevojshme. Në fillim ishte e pakëndshme, por me kalimin e kohës u mësova – tha Morimoto.
Ai thotë se në fillim shërbimet e tij i ndante falas, por që dalëngadalë është shndërruar në një biznes fitimprurës, dhe tani fiton miliona euro nga “puna” e tij.