Çifti me më së shumti vite martesë në Britani ka festuar 81 vjetorin e martesës.
Ron dhe Joyce Bond, të moshës 102 dhe 100 vjeç, thanë se kompromisi ishte sekreti i kësaj martese afatgjate.
Dyshja kanë parë 15 kryeministra të ndryshëm të marrin pushtetin që kur u martuan në vitin 1941 pas një takimi si dashuri në shikim të parë.
Ron dhe Joyce, kanë marrë titullin e çiftit më të gjatë të martuar në Britani pasi festuan përvjetorin e tyre më 4 janar, shkruan The Mirror.
“Ne kurrë nuk prisnim të arrinim 81 vjet martesë, ne e dimë se jemi shumë me fat që kemi arritur këtë gjë”, u shprehën ata.
Ata kanë dy fëmijë, të quajtur Eileen dhe Bill.