Jupiter është një luan i butë e i dashur nga Kolumbia që u bë i famshëm teksa jetonte në Refúgio Villa Lorena, që është një nga strehat më shembullore për kafshët e abuzuara.
Ana Julia Torres është kujdesur deri tani për nëntë tigra Bengali, xhaguarë, kugarë, një krokodil, një ari me syze madje dhe për një struc.
Në qendër jeton dhe një shimpanze i quajtur Jocko, majmunë të ndryshëm dhe qindra zogj shumëngjyrësh.
Ana Julia thotë se përbashkëta e tyre e vetme është se janë trajtuar në mënyrë abuzive nga pronarët e tyre të mëparshëm.
“Ata janë të butë, disa kanë humbur gjymtyrë, janë të verbër ose nuk mund të fokusohen, tregon gruaja.
“Unë vetë kam dy fëmijë njerëzorë, kurse fëmijët e tjerë janë rreth 800 kafshët e qendrës — disa me kthetra, disa me shumë pellush, por të gjitha të mrekulueshme,” thotë Torres.
Mes rreth 800 kafshëve të strehës, i preferuari i Anës është luani Jupiter.
Ajo e ka shpëtuar Jupiterin nga cirku, ku ai shpesh abuzohej në përformacat e tij, dhe kthetrat i ishin prerë.
Rrjedhimisht Jupiteri humbi besmin te njerëzit dhe krijoi një fobi nga kontakti me ta.
Por kur erdhi nën kujdesin e Anna Julia, fobia e tij nisi të ndryshonte.