Një turist britanik u habit kur zbuloi se një hardhucë u shfaq nga tualeti i tij gjatë pushimeve në Tajlandë.
Fotografitë tregojnë se zvarraniku del përmes tubacionit të tualetit, përpara se të nxirrte gjithë trupin jashtë.
Jason Kingman nga Gravesend, Kent, u tmerrua kur e gjeti atë më 21 janar.
37 vjeçari dhe partnerja e tij Chantima Chairisuk, 45 vjeç, panë teksa krijesa kaloi tre minuta duke i ngulur sytë përpara se të kthehej dhe të zhdukej përsëri.
Jason, i cili është me pushime, tha se ishte gjëja më e çuditshme që kishte gjetur ndonjëherë në një tualet, shkruan Metro.co.uk.