Një ish-nxënës, tash 63 vjeçar, ka hyrë në shkollën e tij të vjetër në Japoninë veriore për të marrë senet e konfiskuara nga mësuesit e tij më shumë se 40 vjet më parë.
Ai hyri tinëz në shkollën e mbyllur për pushime dimërore, së bashku me të dashurën e tij 58 vjeçare. Ai shpresonte të gjente informacionin e kontaktit të mësuesit të tij në të dhënat e shkollës.
Çifti arriti të hynte në zyrën e stafit, por një punonjës në ambientet e lokalit dëgjoi çiftin duke folur me zë të lartë dhe thirri policinë për të raportuar rastin.
Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe i arrestuan për shkelje të ligjit, sipas SoraNews24.
Dy ish-nxënësit thuhet se ishin të dehur në momentin e arrestimit. Shkolla ishte në Mikasa, në perëndim të qytetit fqinj të Iwamizwa, ku jeton çifti, shkruan DailyMail.