Një i moshuar ka befasuar me gjestin e tij.
Një 85-vjeçar italian është gjobitur dy herë brenda ditës për shkelje të kufizimeve të koronavirusit për t’u takuar me prostituta, duke u justifikuar në polici se kishte rritje të nxitjes seksuale pas marrjes së vaksinës së COVID-19, transmeton lajmi.net.
“E ka fajin vaksina”, raportohet se tha ai në polici.
Zëdhënësi i policisë vendore Sigismondo Lettieri tha për mediat: “Burri u ndalua fillimisht në orët e para të mëngjesit kur u pa që hyri në një automjet ‘rulote’ të parkuar pranë plazhit, që njihet se përdoret nga prostitutat.”
“Atij iu komunikua mbi rregullat e izolimit të COVID, u gjobit me 500 euro dhe u la i lirë, por më pas u ndalua përsëri një orë më vonë në të njëjtën rrugë në një tjetër ‘kamper’ të përdorur nga prostitutat, dhe u gjobit. Kur oficerët kuptuan se ishte gjoba e dytë, ai u justifikua se ishte prej vaksinës së COVID".