Një tufë e dhive të egra kanë bllokuar hyrjen në parkingun e një supermarketi në Llandudno të Uelsit.
Fjala është për tufën e dhive të egra që jetojnë në Kepin e Ormës së Madhe, që kanë zbritur në qytetin Llandudno të Uelsit – duke “pushtuar” parkingun e supermarketit.
Shumica prej tyre shëtisnin lirshëm, derisa disa luftonin mes vete duke përdorur brinjët gjigant. Ata që donin të hynin apo dilnin nga parkingu – duhej të përdorin borinë për t’i shpërndarë.
Në anën tjetër, autoritetet lokale nuk i kanë larguar, për faktin se gjenden në një pronë private.
“Njerëzit i binin borive që të mund të largohen nga parkingu – e në fund thjesht i kanë injoruar”, tha Michelle Evans.
Ky lloj i dhisë fillimisht kanë qenë dhuratë për lodrin Mostynu nga mbretëresha Elizabeth, e prej qindra vitesh bredhin rrugëve.
Tani konsiderohen si kafshë të egra, pasi ligjërisht askush nuk është përgjegjës për to.
E vëmendjen e opinionit e fituan në pikun e pandemisë së coronavirusit – kur “pushtuan” rrugët e braktisura të Lanndudnit.