Vetura që parandalon vdekjen

Ndryshe

Vetura që parandalon vdekjen

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 20:51
Ilustrim

Aksidentet janë një ndër vrasësit më të mëdhej të njerzimit dhe ky është një problem tepër i madh për njerëzit, shtetet dhe globin. Shumë herë problem që sjell vdekjen në komunikacion është edhe vetura juaj që nuk është në rregull. Si shkaktarë të aksidenteve janë edhe faktorë tjerë edhe si shpejtësia e madhe, kushtet e rrugëve dhe sinjalizimi. Por, këtu si problem është edhe sjelljet e shoferëve tjerë.

Shkencëtarë nga e gjithë bota janë duke u fokusuar për të gjetur një zgjidhje të lirë, të mencur dhe të përparuar me të cilën parandalohen aksidentet në trafik, dhe rrjedhimisht parandalohet edhe vdekja nga aksidentet.

Shkencëtarët e Toyota Research Institute kanë modifikuar një veturë sportive Supra që të lëvizë pa shofer.

Veturës në fjalë ata i kanë shtuar shumë elemente që garantojnë siguri në rrugë. Shtesat teknologjike të shtuara në veturë kanë treguar efikasitet të madh. Nga kjo kuptohet se veturat autonome në të ardhmen do të jenë shumë më të sigurta pasi në vete përmbajnë plane dhe sinjale të lëvizjeve të veturave tjera dhe nga kjo kuptohet se veturat do të jenë më të sigurta, duke u bazuar tek fakti se veturat do të parandalojnë përplasjen.

Në veturat e së ardhmes ato ndahen në disa lloje: Veturat elektrike, veturat autonome dhe veturat e lidhura në rrjet.

Veturat autonome janë të paisura me procese motorike dhe të mencura që përmbajnë njoftime të ndryshme që lehtësojnë vozitjen dhe parandalojnë aksidentet.

Nga njoftimet për rrezik në rrugë, në ndalesat autonome para objekteve në rrugë e deri tek vozitja në relacione të gjata. Ky është rrugëtimi i realizimit të ëndrrës për vetura që vozisin dhe ecin vetë. Hapi i radhës është që veturat të ecin vetë në 100% të rasteve dhe për këtë janë duke u bërë ushtrimet e fundit dhe sistemet e veturave po përditësohen për të tejkaluar cdo sfidë që e ndalon vozitjen autonome në rrugë. Edhe pse lexojmë, shikojmë dhe dëgjojmë për aksidente në rrugë nga veturat autonome, mos u mërzisni, pasi sistemet robotike të veturave vetëm se janë duke mbledhur informacione për vështirësitë e rrugës dhe rreziqet eventuale.

Pra, njeriu është duke u lodhur që vozitja jonë e ardhshme të jetë një dëshirë, qejf dhe një aventurë pa brenga.

Me informacionet e fundit kuptohet se në të ardhmen aksidentet do të reduktohen për 99% të rasteve. E 1%-shi është hapësirë për tu mësuar, deri në perfeksionim…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat