Kohët sfiduese dhe të pasigurta kanë detyruar shumicën e njerëzve t’i sigurojnë vetes disa ushqime, veçanërisht miellin prandaj, nuk është keq të dimë se sa mund të zgjasë mielli, dhe si duket kur prishet.
Megjithëse mielli është një ushqim i trajtuar me nxehtësi dhe në vetvete përmban një sasi të vogël lagështie, ai gjithashtu duhet të trajtohet siç duhet.
Zakonisht është mirë që mielli të përdoret 6 – 8 muaj pas datës së prodhimit, ndërsa mielli i plotë përdoret 4 – 6 muaj pas kësaj date. Për të zgjatur afatin e përdorimit miellit, mund ta ruani në frigorifer apo edhe në frigorifer me ngrirje të thellë.
Duke e ruajtur miellin në frigorifer, mund t’ia zgjatni përdorimin deri në një vit, ndërsa në frigorifer me ngrirje të thellë deri në dy ose tre vjet.
Rolin kyç e luan edhe lloji i miellit, pra më shumë zgjat zakonisht mielli i bardhë, ndërsa ai integral ka afat përdorimi më të shkurtër.