Një trajner personal nga Brazili e ka zënë gruan e tij duke e tradhtuar me një person të pastrehë.
Në lajmin e publikuar nga "The sun" raportohet se ka ndodhur para një shkolle fillore në Jardim Roriz.
Pamjet e kamerave e kanë kapur momentin kur Eduardo Alves e zë gruan e tij duke e tradhtuar.
Në pamjet e kamerave shihet Eduardo duke kaluar pranë makinës së parkuar, ndërkaq shikon në xhamin e përparmë.
Ai më pas e sheh gruan e tij me një person tjetër, transmeton "Bota sot".
Po ashtu, Alves e godet xhamin e veturës, më pas e hapë derën e saj.
Në video shfaqet “dashnori” i gruas që del nga automjeti, pastaj Eduardo e ndjek, e kthen në makinë dhe fillon ta rrahë.
Në këtë situatë që gjendet papritur gruaja e shtrihet në tokë jashtë makinës.
Sipas mediave lokale, gruaja dhe nëna e saj kishin dalë nga shtëpia për të ndihmuar burrin e pastrehë.
Eduardo kishte provuar disa herë që ta kontaktonte gruan e tij përmes telefonit, por ajo nuk ishte përgjigjur.
Ai kishte dalë për ta kërkuar, ndërkohë e kishte parë veturën e saj të parkuar. Në ato momente, siç ka deklaruar Eduardo në Polici kishte menduar se po ndodhte një përdhunim në makinë.
Por, e vërteta ishte krejt ndryshe.