Cila është shuma më e madhe që keni shpenzuar për prindërit tuaj? I keni nxjerrë për darkë, u keni blerë lule, dhurata? Por a u keni blerë atyre një shtëpi?
Një YouTuber irlandez i befasoi prindërit e tij me shtëpinë e tyre të ëndrrave duke përdorur paratë që fitoi nga Youtube, me të cilin nisi të angazhohej në moshën 12-vjeçare. 22-vjeçari Adam Beales u dhuroi prindërve të tij shtëpinë në vitin 2020, por ata nuk mundën të jetonin për shkak të pandemisë.
Megjithatë, sapo u hoqën kufizimet, ai u lidhi sytë prindërve dhe u tregoi shtëpinë e tyre të re. Të gjithë e ka treguar në video.
Ai tha, "Gjithçka që kam bërë në jetë, pothuajse e gjithë kjo në një farë mënyre ishte për t'i bërë prindërit e mi krenarë. YouTube për mua ka hapur kaq shumë dyer, kaq shumë mundësi dhe nuk e kisha pritur kurrë as për një milion vjet, të më mundësonte të ndihmoja shumë familjen time”.
Ai shtoi: "Kjo është shumë e veçantë për mua, dhe po i ble mamasë dhe babit tim një shtëpi të re". Ai shpjegoi se prindërit e tij kishin kërkuar një shtëpi vitin e kaluar për shkak të 'dëshirës për ndryshim'.
Ai tregon se prindërit ranë në dashuri me shtëpinë në momentin që e panë. Ai gjithashtu bleu disa mobilje për të ndihmuar nënën e tij të përpiqej të dekoronte shtëpinë.
Ai u lidhi sytë prindërve dhe vëllait të tij dhe u tha se po i çonte në shtëpinë e tij. Kur i zgjidhën sytë, babai i tij e pyeti: "A ke blerë një shtëpi?" Adami u përgjigj: "Është e juaja!" Nëna e Adamit shpërtheu në lot dhe e përqafoi e emocionuar. Babai i tij tha: "Unë e njoh këtë shtëpi, ne e kemi parë. Shiko, rrahjet e zemrës ime kanë arritur maksimumin. Nuk di çfarë të mendoj, krahët e mi janë mpirë".
Vëllai i tij më i vogël komentoi: "Vazhdoj të ndihem sikur do të zgjohem pas tri minutash dhe do të më duket si një ëndërr. Një nga ndjekësit e tij tha, "Unë mendoj se është ëndrra e çdo fëmije t'ia sigurojë prindërve të tyre. Ti e kuptove qartë detyrën, djali im! Më ke bërë të qaj këtu sikur jam atje me ju djema!!!"