“Me tre metoda mund të mësojmë mençurinë: Së pari, me reflektim, që është më fisnike; Së dyti, me imitim, që është më e thjeshtë; dhe e treta nga përvoja, e cila është më e hidhura.”
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecni, përderisa nuk ndaloni.”
“Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë.”
“Për të rregulluar botën, së pari duhet të rregullojmë kombin; për të rregulluar kombin, së pari duhet të rregullojmë familjen; për të rregulluar familjen; së pari duhet të kultivojmë jetën tonë personale; e për të kultivuar jetën tonë personale, së pari duhet të rregullojmë zemrat tona.”
“Nëse je personi më i zgjuar në dhomë, atëherë je në dhomën e gabuar.”
“Lavdia jonë më e madhe nuk është të mos rrëzohemi kurrë, por të ngrihemi sa herë që rrëzohemi.”
“Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne insistojmë ta ndërlikojmë atë.”
“Nëse je i sjellshëm, gjithmonë do të të respektojnë; Nëse je bujar, do të fitosh gjithçka. Nëse je i sinqertë, njerëzit do të mbështeten tek ty. Nëse je këmbëngulës do të arrish rezultate. Nëse je i suksesshëm, mund të punësosh njerëz.”
“Njeriu që bën një pyetje është i paditur për një minutë, njeriu që nuk pyet është i paditur për gjithë jetën.”
“Një njeri i madh është i ashpër me veten; një njeri i vogël është i ashpër me të tjerët.”