Policia gjermane ishte në hall të madh me gjashtë lopë.
Ato ishin duke u transportuar për në fermën verore në Mulhdorf, por pasi u shkarkuan nga kamioni ato u tërbuan duke i sulmuar edhe njerëzit.
Dy fermerë e patën të pamundur t’i mbanin nën kontroll.

Kjo i detyroi policinë që të intervenojë duke i vrarë dy prej tyre.
Dy të tjera u vunë nën kontroll, derisa dy të tjera gjenden ende në arrati.
Për këtë shkak hekurudha midis Mühldorf dhe Landshut u mbyll përkohësisht, raporton Bild.
