Një peshk rreth 300 kilogramë dhe gati katër metra i gjatë, u kap në lumin Mekong në Kamboxhia më 13 qershor, sipas një deklarate nga Wonders of the Mekong, një projekt i përbashkët kërkimor kamboxhian-SHBA.
Banorët vendas e kanë peshkun "Hëna e plotë" për shkak të formës së rrumbullakët.
Shkencëtarët kanë thënë se peshku i kapur është më i madhi i regjistruar ndonjëherë në botë e që i takon ujërave të ëmbla.
Peshku u kap nga një peshkatar lokal në verilindje të vendit dhe u mbiquajt "Boramy", ose "hëna e plotë".
Rekordi i mëparshëm për një peshk të ujërave të ëmbla ishte një mustak gjigant Mekong 293 kg, i zbuluar në Tajlandë në vitin 2005, tha grupi.
Për nder të kapjes së rekordit, peshkatari me fat u kompensua me normën e tregut, që do të thotë se ai mori një pagesë prej rreth 600 dollarë.
Lumi Mekong kalon nëpër Kinë, Mianmar, Laos, Tajlandë, Kamboxhia dhe Vietnam.
Është shtëpia e disa llojeve të peshqve gjigantë të ujërave të ëmbla, por presionet mjedisore po rriten me frikë të veçantë nga shkencëtarët rreth një programi madhor të ndërtimit të digave në vitet e fundit që mund të prishë seriozisht vendet e vezëve.