Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së tha se po dilte nga një dyqan i Karolinës së Veriut, kur një parandjenjë i tha të kthehej dhe të blinte biletën e lotarisë që i dha një çmim prej 100 mijë dollarësh.
Barry Bruce u tha zyrtarëve të lotarisë se ishte gati të largohej nga dyqani Jones Exxon në Stanley, kur u ndal në dyert e tij.
“Unë me të vërtetë isha gati të largohesha”, tha Bruce. “Por mendja më tha të kthehesha dhe të blija biletën”.
Burri fatlum bleu një biletë prej 25 dollarësh dhe u “trondit” kur zbuloi se parandjenja e tij i kishte dhuruar çmimin e parë prej 100 mijë dollarësh.
Ai deklaroi se këto para do të shkojnë për të rimodeluar shtëpinë e tij dhe për ta ndihmuar familjen.