Videoja e filmuar të dielën, tregon një burrë të paidentifikuar duke luftuar me peshkaqenin në Smith Point Beach në Fire Island ku ndodhën dy sulme nga peshkaqenët muajin e kaluar.
Dëshmitarja okulare Emily Murray tha për The Post se ishte duke bërë shëtitje kur vuri re burrin që po luftonte me bishën, teksa nxorri me shpejtësi celularin e saj për të regjistruar dramën.
“Oh dreqin”, dëgjohet ajo duke bërtitur, teksa plazhistët e tjerë u mblodhën për të parë spektaklin buzë detit.
"Burri kishte qenë duke peshkuar dhe kapi peshkaqenin rastësisht," shpjegoi Murray. "Ai po përpiqej ta lironte."
Në klipin e Murray, peshkatari shihet duke qëndruar në cektësirë duke u përpjekur të nxjerrë peshkaqenin në breg për ta liruar.