Liqeni Garda në Itali është një nga destinacionet kryesore turistike në shtetin përtej Adriatikut, i cili gjatë kësaj periudhe është duke përjetuar një ndryshim drastik.
Veriu i Italisë është duke përjetuar thatësirën më të madhe në 70 vitet e fundit dhe kjo gjë ka bërë që niveli i ujit të liqenin të ulet ndjeshëm, duke nxjerrë në sipërfaqe shkëmbinjtë nënujorë.
Sipas ekspertëve shtrati i shkëmbinjve, i ngjashëm me një plazh, u shfaq për shkak të mungesës së reshjeve dhe tërheqjes së vazhdueshme të ujit për të ujitur fushat bujqësore gjatë verës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/19/auto_l71660889963.jpg)
Po ashtu edhe shumë liqene dhe lumenj në veri të Italisë, po “vuajnë” nga thatësira e madhe që ka kapluar vendin prej muajsh.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/19/auto_j-600x3601660889964.jpg)