Një i moshuar në sheshin e Prishtinës ka fajësuar mësimdhënësit dhe ka thënë se po i dëmtojnë nxënësit në grevë.
Ai në përgjigjen e tij ka thënë se mësuesit nuk i meritojnë as pagat aktuale që kanë.
“Grevat, po të kallëzoj, arsimtarët kanë faj.
Atëherë serbi, popull më anti-shqiptar nuk ka, të ka dënu edhe të ka çu në shkollë.
Këta sot po dojnë me ua hup shkollat fëmijëve e mos me shku me dhanë mësim, po rroga.
Rrogat që i kanë këta, as qato rroga nuk i meritojnë arsimi.
Nuk i meritojnë, se s’e kanë bë vendin. Gjithë ditën rrinë nëpër kafe, fëmija sakaqeve, me i mësu nuk i mësojnë”, deklaroi ai.
Më tej, i moshuari u nervozua nga miku i tij që i qëndronte afër.