Matt Smith, i cili portretizoi Princin Philip në serialin hit të Netflix “The Crown”, zbuloi në një intervistë se Mbretëresha Elizabeth e ndoqi shfaqjen.
“Kam dëgjuar që Mbretëresha e kishte parë. Me sa duket, ajo e shihte atë në një projektor të dielën në mbrëmje”, tha në programin “Today” aktori 39-vjeçar i “House of the Dragon”.
Ndërsa Princi Philip, i cili u nda nga jeta në prill të vitit të kaluar në moshën 99-vjeçare, nuk e pa serialin, sipas Smith. “Unë e di që Philip nuk e pa. Shoku im u ul pranë tij në një darkë dhe e pyeti. ‘Nuk mund të rezistoj. A e ke parë “The Crown”?’ Dhe pastaj Filip u kthye dhe i tha: “Mos u bëj qesharak”.
Smith kujtoi gjithashtu një moment kur u takua me Princin Harry në një mbledhje dhe ish-princi bëri një shaka me të. “Harry më thirri gjysh. Nuk mund të pretendoj se e di nëse ai shikon “The Crown” aktualisht, por ai mesa duket e paska parë pak atëherë”.