Dhëndri donte të bënte një hyrje mbresëlënëse në dasmën e tij në Parma, por përfundoi në spital.
Ideja për të bërë një hyrje spektakolare në dasmën e tij nuk përfundoi aq mirë për një italian.
Protagonisti i rrëfimit të mëposhtëm është adhurues i makinerive dhe kështu ka vendosur të shfaqet në kishë me një të tillë, duke demonstruar aftësitë e tij.
Veç se në kthesën e fundit para ceremonisë në Parma, atij iu desh të bënte një kthesë, të cilën nuk ia doli, për pasojë humbi kontrollin e makinës dhe u rrëzua keq.
Ai përfundoi me një kockë të thyer në qafë dhe 5 qepje në kokë në spitalin aty pranë, me nusen në krah, ende të veshur me fustanin e nusërisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/18/auto_41663476524.jpg)