Historia e trishtë i përket Stacey Gwilliam një gruaje nga Wellsi që u vra mizorisht nga partneri i saj dhe u varros në një fushë golfi.
Stacey dhe partneri i saj Keith Hughes po shëtisnin në breg të detit, në Langland Bay të Sëansea, kur papritur u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.
Kaq u desh dhe partneri i saj u nervozua dhe e dhunoi. Ai u përpoq t’i këpuste qafën partneres, por në pamundësi të bëjë këtë, ai e groposi në një fushë golfi. Gruaja arriti të mbijetojë dhe duke gërmuar tokën me thonj, arriti të dalë nga gropa.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/22/auto_01663825548.png)
Në 2015, ngjarja bëri bujë, teksa pasi arriti të shpëtojë nga errësira që ishte në gropë e të dilte nga aty, 40-vjeçarja nisi të vuajë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), ankthi, depresioni dhe paniku që prej ngjarjes së rëndë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/22/auto_001663825550.png)